Konkursi për studime master në Universitetin “Kadri Zeka” vazhdon të jetë i hapur deri të premten më datë 20.10.2017

18 Shtator, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në afatin e dytë të konkursit të studimeve master  ofron dy programe studimi për studentët e rinj për vitin akademik 2017-2018

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet master respektivisht  në programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë do të regjistrojë  117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Në studimet master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor me notë mesatare me së paku 7.50 nga fusha e Shkencave Kompjuterike, Juridike, Ekonomike dhe nga ndonjë fushë e afërt me këto, apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës nga këto fusha të studimit në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë të Kosovës.

Në kushte të barabarta, përparësi në pranim do të kenë studentët të cilët kanë mbaruar studimet themelore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Të drejtë konkurrimi kanë edhe ata të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati/ja duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës, e cila lëshohet nga MASHT-i.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 18.9.2017 deri më 20.10.2017, kurse për daten e mbajtjes së provimit pranues dhe afatet e ankesave do të njoftoheni me kohë në uebfaqen e Universitetit uni-gjilan.net.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare.