Universiteti “Kadri Zeka“ dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje ndëruniversitare

11 Tetor, 2016

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë.

Sipas marrëveshjes, Universitetet mund të zhvillojnë aktivitete në fushat akademike me interes ë përbashkët si: Hartimin dhe implementimin e programeve të përbashkëta studimore, veçanërisht për programet Master dhe Doktoraturë; Shkëmbim të personelit akademik sipas nevojave të të dy Universiteteve, ku stafi i rregullt akademik i të dy universiteteve do të angazhohet në bazë të kësaj marrëveshje duke mos i `u nënshtruar procedurave të konkursit publik; Shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave dhe anasjelltas; Aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkime shkencore, pjesëmarrje në seminare, konferenca evenimente dhe takime të tjera akademike; Shkëmbim të materialeve akademike, si dhe informacione të tjera të nevojshme,  programe të veçanta akademike afatshkurta etj.

ReKtori i Universitetit “Kadri Zeka” , Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Porf. Dr. Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” , kanë vlerësuar mjaft të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

2