Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Musa Ajeti dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjiln Leka, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Bullgari, respektivisht në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse.
Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Rektori i Universitetit Ruse “Angel Kanchev”, Prof. Dr. Hristo Beloev, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Drejtuesit e Universiteteve në fjalë janë shprehur të kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, derisa kanë vlerësuar se një bashkëpunim i ndërsjellët është mjaft i rëndësishëm për të dyja Institucionet, derisa e kanë vlerësuar shumë të dobishëm dhe se do të kontribuonte në zhvillimin e arsimit në Ballkan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan