Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit te Kosovës Gent Begolli kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi.
Nënshkruesit e marrëveshjes theksuan se ky hap është mjaft i rëndësishëm dhe se kjo marrëveshje është në të mirë të të dyja palëve.
Kjo marrëveshje do t’u mundësojë studentëve të Universitetit që të angazhohen për punë praktike në operatorin e telefonisë mobile “Vala”. Po ashtu Telekom i Kosovës do të ofrojë ndihmë për instalimin e serverëve të UKZ-së si dhe do tu ndihmojë zyrtarëve të IT-së për instalimin e serverëve në rrjetet e UKZ-së.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan