Në tetë vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e Universitetit RAMIZ AZIZI, Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, ZAHIR DODA Drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës në Kaçanik.
Me ketë rast ata kanë vlerësuar lartë punën e UKZ-së, derisa thonë se do të vazhdojnë të ndihmojnë zhvillimin dhe rriten e Universitetit.
RAMIZ AZIZI, Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, beson se kontributi i tij sadopak modest, si “Hisedar i jashtëm” e ka ndihmuar UKZ-në në punën, aktivitetin, konsolidimin dhe rritjen e tij.
Ai thotë se sikurse që kemi bërë përpjekje të deritanishme për Universitetin “Kadri Zeka”, edhe në të ardhmen angazhimi i Gjykatës Themelore në Gjilan do të jetë ndoshta edhe më i madh dhe më i përkushtuar se deri tani, në përkrahje për avansimin e procesit të studimeve të Universitetit.
Kryetari Azizi thotë se, i gjithë kolektivi i Gjykatës Themelore në Gjilan, do të kontribuojnë në ecjen përpara të UKZ-së në të gjitha aspektet. “Mirënjohja e ndarë nga Rektori Prof.Dr. Bajram Kosumi nuk më përket vetëm mua, por të gjithë stafit të kolegjiumit të gjyqtarëve të gjykatës sonë”, ka thënë Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Ramiz Azizi.
ZAHIR DODA Drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës në Kaçanik thotë se çdo formë e bashkëpunimit e ndihmon Universitetin. Sipas drejtorit Doda, Universiteti duhet të ndihmohet sa herë që paraqitet e nevojshme dhe në çfarëdo forme që mundemi me kontribu duhet të kontribuojmë, sepse siç thotë drejtori, çdo sukses i UKZ-së është në të mirën e të gjithëve.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan