UKZ po merr pjesë në Konventën e EWP që po mbahet në Varshavë të Polonisë

18 Qershor, 2025

Drejtori për Buxhet dhe Financa Valon Kllokoqi dhe  Betim Berisha, U.D Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime po përfaqësojnë Universitetin në Konventën Erasmus Without Paper (EWP), e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë. Universiteti Publik “Kadri Zeka” është anëtar aktiv i European University Foundation (EUF), duke kontribuar në transformimin digjital të arsimit të lartë.

Gjatë Konventës janë mbajtur punëtori ku ka pasur diskutime të cilat kanë për qëllim zhvillimin e shërbimeve digjitale të Erasmus+, e gjithashtu diskutimet janë  fokusuar edhe rreth mënyrave më të përshtatshme për ti financuar ato.

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, së shpejti do të fillojë zbatimin e EWP Dashboard dhe shumë shërbimeve të tjera digjitale, me synimin për të përmirësuar efikasitetin, shpejtësinë dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë.