UKZ pjesëmarrëse në takimin e radhës në kuadër të projektit ENEMLOS

13 Tetor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku së bashku me profesorët Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku, kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Podgoricë të Malit të Zi.

Ata kanë marrë pjesë në takimin e bordit menaxhues të projektit ENEMLOS, ku  janë prezantuar raportet nga koordinatori dhe Universitetet partnere, po ashtu është është bërë analiza e përgjithshme e projektit, aktiviteteve, arritjes së qëllimeve dhe pjesës financiare të tij.

Njëherësh gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për aktivitetet e radhës dhe mënyrës së bashkëpunimit për të ardhmen, duke përfshirë edhe projektin e ri ENEMLOS2.

Projekti ENEMLOS,  ka të bëjë me krijimin e Klinikave Ligjore në Fakultetin Juridik të universitetit tonë, klinika të cilat kanë filluar që të funksionojnë, duke marrë parasysh ndryshimin e programit të Fakultetit Juridik, pasi që klinikat ligjore në të gjitha fushat janë bërë si lëndë të detyrueshme dhe krijimi i zyrës për klinika ligjore.

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan është partner në projektin ENEMLOS, po ashtu  nga Kosova janë edhe Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prishtinës, kurse koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi. Projekti ka edhe tre partnerë ndërkombëtarë nga Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.