Gjatë javës 18-22 Mars 2024, është zhvilluar vizita studimore ne Universitetin e Metropolias në Helsinki në kuadër të projektit SIAHDPC.
Pjesëmarrësit nga UKZ ishin Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, prorektori për mësim Prof. Dr. Sadik Haxhiu, dekanja e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, anëtari i Këshillit Drejtues dhe profesori i UKZ-së Prof. Asoc.Dr. Fadil Osmani, profesoresha Dr.Sc. Shejnaze Gagica, zyrtarja për bashkëpunim ndërkombëtar Luljete Berisha dhe studentja Erletë Baliqi.
Në kuadër të kësaj vizite janë mbajtur punëtori të ndryshme lidhur me objektivat e projektit, e të cilat kanë përfshirë punët nga të gjitha paketat punuese.
Janë paraqitur të arritura nga ana e stafit të UKZ-së, ku Rektori Artan Dërmaku dhe studentja Erleta Baliqi kanë prezantuar platformat T-EDU dhe “Avancimi në Karrierë”, platforma këto të krijuara nga vet studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe mentoruar nga Rektori.
Dekanja Lindite Nebiu ka prezantuar punën në zhvillimin e lëndës; “Zhvillimi i Web Aplikacioneve”, ku në këtë aspekt bashkë me studenten Erletë Baliqi kanë prezantuar Platformën digjitale për fermerë punuar nga studentët e FSHK-së së UKZ-së.
Menaxherja e projektit SIAHDPC, njëherësh zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ Luljete Berisha, ka prezantuar qëndrueshmërinë afatgjate te projektit në fjalë edhe pas përfundimit te projektit si dhe paketën punuese nr. 6.
Java u është përmbyll me diskutimin dhe evidentimin e punëve që kane mbetur të realizohen në tremujorin e ardhshëm, para përfundimit te projektit.
Projekti SIAHDPC është projekt i financuar nga BE në kuadër të programit ERASMUS +, i cili ka të beje me zhvillimin e Qendrës Digjitale nëpër universitetet partnere në Kosove. Kjo është vizita studimore e fundit e realizuar në kuadër të këtij projekti.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan