Në Prishtine është mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, në të cilin po marrin pjesë figura të ndryshme politike vendore dhe ndërkombëtare. Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po merr pjesë Lindita Nebiu Hyseni, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, po zhvillohet në një kohë kur konfliktet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe po rritet shqetësimi se po shkojmë drejt një bote të fragmentuar. Në të njëjtën kohë, momenti për bashkëpunimin midis shteteve dhe biznesit për çështje të tilla si tranzicioni i gjelbër, ndërtimi i qëndrueshmërisë ekonomike, tërheqja e investimeve, rritja e kohezionit dhe solidaritetit mbetet i fortë.
Në këtë kontekst, përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojë ndjeshëm në unitetin, sigurinë dhe gjithëpërfshirjen e Evropës, duke pasur parasysh, ndër të tjera, pozicionin strategjik të rajonit. Vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre të jashtëzakonshëm të rritjes – duke përfshirë talentin e bollshëm vendas.
Andaj, personalitete të shquara nga politika, biznesi, akademia dhe institucionet ndërkombëtare janë bashkuar në Kosovë për të ideuar, për të debatuar hapur në Samitin e Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024” me titull “Çlirimi i potencialit të rajonit”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan