UKZ pjesë e panairit dhe festivali mbarëkombëtar e JONA

28 Korrik, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po merr pjesë në panairin dhe festivalin mbarëkombëtar ‘e JONA’, i cili u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë panair UKZ ka bërë prezantimin e programeve studimore, sukseset e veçanta shkencore, bashkëpunimet dhe projektet ndërkombëtare që ka ky institucion akademike nëpër vite, prezantimin e punës dhe aktiviteteve të tij, që njëherësh janë të paraqitura edhe në informator e broshura të ndryshme.

Për të interesuarit janë dhënë informacione rreth mundësive për orientim dhe zhvillim në karrierë, punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj., si dhe rreth orientimit të studentëve të ardhshëm për ofertën akademike që ofron Universiteti ynë.

I përkushtuar për qasjet më të reja në mësimdhënie, në ngritje të cilësisë, në kërkime shkencore, kushte për studime të studentëve me teknologjitë më të re, Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të jetë Institucioni më cilësorë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet e rajonit.