UKZ organizon Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Vjetore me temë: “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”

8 Prill, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Vjetore me temë: “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”, e cila do të mbahet më 02-03 qershor 2025.

Ftohen të gjithë studiuesit dhe profesionistët të paraqesin punimet e tyre kërkimore në njërën nga 6 seksionet e konferencës:

  1. EduDay Conference
  2. Justice Conference
  3. Economics Conference
  4. DiGiDay Conference
  5. MathDay Conference
  6. SocialScience Conference

Afati për dorëzimin e abstrakteve është deri më 05 maj 2025.

Konferenca do të sjellë bashkë studiues, edukatorë dhe politikëbërës nga vendi, rajoni dhe bota, duke ofruar prezantime, diskutime dhe sesione pune në një atmosferë profesionale dhe miqësore.

Për më shumë informata shikoni linkun e konferencës: https://conference2025.uni-gjilan.net/home