Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, e vizitoi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me bashkëpunëtorë, ku është pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së.
Temë e bisedimit ishte bashkëpunimi në mes dy institucioneve në kuadër të të cilit u nënshkrua edhe Memorandum Bashkëpunimi nga Rektori Dërmaku dhe Ministri Damka.
Ky memorandum bashkëpunimi vë në fokus aspektet dhe fushat e ndryshme të bashkëpunimit, si dhe koordinimin ndërinstitucional të aktiviteteve për arritje të objektivave të përbashkëta.
Bashkëpunimi i të dyja institucioneve, i bazuar në këtë marrëveshje, ka për prioritet promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë, në përputhje me objektivat e UKZ-së dhe MZHR-së.
Memorandumi parasheh edhe zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal, përmes mekanizmave të ndryshëm, siç janë: trajnimet, grupet punuese, hulumtimet, seminaret, punëtoritë dhe vizita të përbashkëta studimore në fushat e bashkëpunimit të ndërsjelltë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan