Rektori i Universiteti “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me Kryesuesin e Bordit, Ma. Sc. Ibrahim Kosumi dhe Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri, respektivisht në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Me këtë rast, Rektori i Universiteti “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Prof. Dr. Fatbardh Sallakuka Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, do ti hapen rrugët universiteteve për bashkëpunime në të ardhmen.
Sipas marrëveshjes, bashkëpunimi mes dy universiteteve do të jetë për programet studimore, rreth organizimit të konferencave të përbashkëta të mbështetura nga projektet Erasmus+ CBHE, etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan