UKZ në bashkëpunim me ERASMUS organizojnë sesionin informues

29 Maj, 2019

Universiteti  “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me partnerët e ERASMUS + dhe Zyrën e Erasmus + në Prishtinë, në kuadër të Konferencës së e parë DiGiDay 2019 që do të mbahet më 30-31 maj organizon sesionin informues në sallën A34, të enjten më  30 Maj 2019, ora 10:00.

Në këtë sesion do të informoheni  për Projektet ndërkombëtare të UKZ-së / Projektet e Erasmus +

(GreenTech, EUFORIA, REBUS, SMAHPC, E-Viva)

Ftojmë studentët që të marrin pjesë në këtë sesion, ku gjithashtu do të bëhet edhe informimi i mobilitetit të studentëve tanë në Universitetin ZUG të Zvicrës.

Njëherësh  do të bëhet shpërndarja e Certifikatave nga projekti Erasmus + REBUS për

studentët e UKZ-së pjesëmarrës në këtë projekt.

Më pas do të nënshkruhet  Marrëveshje e Bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Shqipëri.