Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur konkursin për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2022/2023. Në këtë afat kanë aplikuar rreth 350 kandidatë derisa UKZ do të regjistroj 185 studentë të rregullt për programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie në Kurrikula në Arsimin Fillor, E-Qeverisja, Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale dhe Juridik Penal.
Interesim shumë i madh ka qenë në Edukim në programin Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor.
Detajet lidhur me kohen e mbajtjes se provimit pranues do te shpallen ne ueb faqen e Universitetit, të hënën me date 03.10.2022.
Provimi pranues do të mbahet ditën e martë, më datë 04.10.2022.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të publikohet në ueb faqen e Universitetit më 05.10.2022.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund të paraqesin ankesë në shërbimin përkatës më datat, 06-07.10.2022.
Shqyrtimi i ankesave nga komisionet e programeve përkatëse do të bëhet më ë 10.10.2022
Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 11.10.2022
Regjistrimi i kandidateve të pranuar në studimet Master do të bëhet në zyrën e IT-së sipas këtij orari:
Për programet e Fakultetit te Edukimit, me 12.10.2022 nga ora 9.00 -11:00 dhe 13:00-15:00.
Për Fakultetin Juridik, më 12.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00-15:00
Për programet e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike, më 13.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00 – 15:00.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan