Për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar aktivitete të ndryshme.
Kështu nën kujdesin e profesoreshës së artit muzikor Dritë Kryeziu, është mbajtur koncerti i parë i themelimit të Korit të Universitetit, që përbëhet nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht student të Fakultetit të Edukimit programi fillor dhe parashkollor.
Në koncertin e muzikë vokale e instrumentale fillimisht është paraqitur kori me Gaudeamus, pastaj studentja Qëndresa Isufi ka performuar këngën lulja e bukur, gjithashtu është paraqitur edhe kuarteti në përbërje të Anda Mehmeti – Dajre, Shëndrit Hasani – Lugët, Adhurim Aliu – Kastanjeta, Floresë Zeqiri – Marakas, ndërsa Driton Teneqja – Ksilofon. Më pas kori është paraqitur me këngën e Rexhës, kurse studentja Adelina Halili me grupin e nxënëseve të mësimit fillor, kanë përformuar këngën e duam lumturinë, Marigona Halili ka përformuar këngën Muzgu dhe krejt në fund kori ka performuar këngën Zare Ven Mafesin.
Gjithashtu për nderë të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, studentët e Fakultetit të Edukimit, programi fillor dhe parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit të artit Ahmet Ibrahimi, kanë prezantuar punime dhe krijime të tyre në ekspozitën e cila do të jetë e hapur edhe ditëve në vijim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan