Në kuadër të marrëveshjes ICM – International Credit Mobility ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit nga Turqia/Manisa “Celal Bayar University” për ofrimin e arsimit dhe mundësisë së shkëmbimit për staf akademik, administrativ dhe të studentëve, për dy ditë radhazi në UKZ ka qëndruar Prof. Dr. Hatice Yurtsever e cila njëherësh është edhe udhëheqëse e Departamentit të Ekonomisë dhe Financave në Universitetin “Celal Bayar University” në Manisa.
Profesoresha Hatice Yurtsever gjatë qëndrimit në UKZ, ka vizituar hapësirat, sallat e mësimit, zyrat administrative, ku ka parë nga afër punën që zhvillohet në Universitet. Ajo ishte shumë e kënaqur me angazhimin dhe punën që realizohet në UKZ nga stafi dhe studentët.
Vizita ishte një planifikim i mëhershëm si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer që UKZ ka me partnerët ndërkombëtar, dhe si e tillë shumë shpejt do të ketë edhe shkëmbime të tjera të stafit dhe studentëve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan