Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ka pranuar pajisje teknologjike në vlerë mbi 25,000.00 Euro nga projekti Erasmus+ ENEMLOS.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, si koordinator i projektit ENEMLOS në kuadër të UKZ-së tha se pajisjet si TV, Lap Top, sistemin më të ri të mbajtjes së konferencave online, kompjuterë All in One, prerëse të letrave, autoparlantë, HD Camera inteligjente, etj. do të shërbejnë për të bërë edhe më të lehtë punën në universitet.
Ndryshe projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.
Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, derisa koordinator është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.
Projekti ENEMLOS parasheh rritjen e punësimit të studentëve të Fakultetit Juridik përmes mësimit praktik, i cili projekt është në kuadër të Programit ERASMUS+, që mision ka ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, të cilin e financon Komisioni Evropian.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan