Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar punëtori për hartimin e dokumentit të ri Planit Strategjik 2023-2027. Procesi i hartimit të strategjisë përfshin hapat e mëposhtëm:
1) Analizën e problemeve/gjendjes
2) Përcaktimin e vizionit
3) Përcaktimin e objektivave
4) Hartimin e treguesve
5) Hartimin e planit të veprimit
6) Kostimin e aktiviteteve të planifikuara
Në këtë takim kanë marrur pjesë menaxhmenti i lartë i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bordi Drejtues, Dekanët, drejtorët e zyrave në UKZ si dhe të ftuar kanë qenë edhe përfaqësuesit nga radhët e studentëve. Të gjithë pjesëmarrësit kontribuuan me ide zhvillimore direkte në lidhje me formulimin e objektivave strategjike, rezultateve të pritshme dhe vlerave të ngjashme.
Me adresimin e kësaj strategjie, e cila ngërthen në vete një numër të iniciativave strategjike, periudhën kohore, akterët përgjegjës dhe koston që secila prej tyre kërkon për implementim, UKZ synon të arrijë të përmbushë misionin e saj si institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan