UKZ ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me projektin SIAHDPC

23 Mars, 2021

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka nënshkruar Partnership Agreement të Projektit SIAHDPC (Student-run Interdisciplinary Allied Health Digital Practice Center), i financuar nga Erasmus + Programme, ku koordinator është Kolegji Heimerer në Prishtinë.

Projekti SIAHDPC pritet t’u mundësojë IAL-ve të Kosovës që të kontribuojnë në mënyrën më efektive në fushën e shëndetit, duke përmirësuar cilësinë dhe rëndësinë e mësimdhënies të nevojshme për të trajtuar mospërputhjet e aftësive në të ardhmen. Poashtu si një impakt direkt do të jetë edhe zhvillimi i aftësive drejt një sistemi të arsimit të lartë më gjithëpërfshirës dhe më të lidhur. Ky projekt do të krijojë edhe lidhje të reja dhe më të forta bashkëpunimi midis “trekëndëshit” të arsimit, kërkimit dhe industrisë për nivele më të larta të efektivitetit dhe mekanizmave të financimit.