Universiteti Publik “Kadri Zeka”në Gjilan, ka mbajtur takim për të diskutuar Draft Udhëzimin Administrativ (UA) të MASHTI-it për financimin e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë (IPAL) bazuar në performancë.
Në këtë takim që është drejtuar nga prorektori për buxhet, financa dhe infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa dhe Prof. Dr. Xhevdet Thaqi i cili ka qenë pjesë e grupit punues në MASHTI për hartimin e UA në fjalë, kanë marrë pjesë stafi i Universitetit, sikurse ai akademik po ashtu edhe ai administrativ si dhe Kryetari i parlamentit Studentor në UKZ Erblin Kastrati.
Në këtë takim pjesëmarrësit kanë dhënë kontributin e tyre profesional dhe akademik për Draft Udhëzimin Administrativ (UA) të MASHTI-it për financimin e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë (IPAL) bazuar në performancë, çështje kjo mjaft vitale për vazhdimin dhe zhvillimin e mëtejmë të IPAL-ve.
Komentet nga diskutimet e dalura nga takimi do t’i përcillen MASHTI-it.
Ndryshe, Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan UA e ka publikuar edhe në ueb faqen zyrtare, më datë 22.01.2024, dhe i njëjti ka qenë në diskutim publik ashtu siç është përcaktuar nga MASHTI, deri më 31.01.2024.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan