UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2022-2023

28 Tetor, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur provimin pranues për pranimin e studentëve të rinj për afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2022-2023

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 29.10.2022 ne ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’ i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 31.10.2022, deri ne ora 16:00.

Shqyrtimi i ankesave bëhet më 01.11.2022 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës.

Më datë 02.10.2022 publikohen rezultatet përfundimtare.

Regjistrimi i studentëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari ne zyrën e Tl-së:

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

  • Sistemet e kontrollit dhe inteligjenca artificiale më datë 03.11.2022 nga ora 9.00-11 .00 dhe 13.00-15.00
  • E-Qeverisja më datë 04.11.2022 nga ora 9.00-11.00 dhe 13.00-15.00

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’ u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose të vizitojnë faqen e internetit: www.smu.uni-gjilan.net