Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 06 nëntor 2024 në ambientet e rektoratit, ka mbajtur mbledhjen e I-rë (parë) konstituive. Në këtë mbledhje është bërë verifikimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen dhe emërimin e tyre në Këshillin Drejtues të UKZ-së, duke i cilësuar ata si një ekip me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë për të çuar përpara vizionin e universitetit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të rritur cilësinë dhe për të promovuar universitetin si një qendër të dijes dhe inovacionit.
Më ketë rast është zgjedhur edhe Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së. Me votat e të gjithë anëtarëve të KD-së, Dr. Techn. Ilir Gjinolli është zgjedhur Kryesues ndërsa, Prof. Ass. Dr. Skender Beqa është zgjedhur zv/kryesues i KD-së.
Kryesuesi i KD-së Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan