Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 7 tetor 2021, ka mbajtur mbledhjen konstituive.
Mbledhjen e ka udhëhequr anëtarja më e moshuar e KD-së, Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi.
Më pas Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së, Dr. Sc. Vaxhid Sadriu ka paraqitur raportin në lidhje me rregullsinë e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues nga Senati i Universitetit, me propozim për verifikimin e mandatit, i cili raport është miratuar nga anëtarët e KD-së.
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen e tyre në Këshillin Drejtues.
Më ketë rast është zgjedhur Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së.
PhD cand. Agron Hajdari është zgjedhur Kryesues ndërsa Mr. sc. Jeta Pajaziti-Doli është zgjedhur zv/kryesuese e KD-së.
Kryesuesi i KD-së së UKZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit.
Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UKZ-së janë: Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Urtak Hamiti, Prof. Ass. Dr. Selim Daku dhe Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra.
Kurse Anëtarët e emëruar nga MASHT janë: PhD cand. Agron Hajdari, Mr. Sc. Jeta Pajaziti Doli dhe Dr Florian Qehaja.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan