UKZ drejt marrëveshjes së re bashkëpunimi me Universitetin e Arteve në Tiranë

1 Gusht, 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, si dhe anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Arteve në Tiranë, Prof. Dr. Erald Bakalli.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes dy institucioneve, përmes projekteve të përbashkëta Erasmus+, organizimit të mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik, si dhe zhvillimit të aktiviteteve dhe ngjarjeve akademike me interes të përbashkët.

Një pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe mundësia e krijimit të programeve të përbashkëta studimi, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me universitete nga Italia, në veçanti nga rajoni i Kalabrisë.

Palët u pajtuan që së shpejti ky bashkëpunim të formalizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje, ku do të përcaktohen edhe pikat kryesore të tij.