UKZ do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare Shkencore UKZAC-2025

23 Maj, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka kënaqësinë të ju njoftojë për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Vjetore Shkencore UKZAC 2025, e cila do të mbahet më 2 dhe 3 qershor 2025.

Tema qendrore e këtij edicioni është “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”. Kjo konferencë do të mbledhë studiues, akademikë, edukatorë dhe politikëbërës nga rajoni dhe bota, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe rezultateve të kërkimeve shkencore në fusha të ndryshme, ku me punimet e tyre do të paraqiten 210 studiues.

Konferenca do të hapet nga Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në sesion plenar, ku do të marrin pjesë folës të ftuar ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë perspektivat e tyre mbi ndikimin e teknologjisë, shkencës dhe arsimit në ndërtimin e shoqërive inteligjente.

Prof. Dr. Fiorenza Deriu – Universiteti “La Sapienza”, Romë, Prof. Dr. Rifat Škrijelj – Universiteti i Sarajevës, Prof. Dr. Eva Cipi – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr. Bledar Prifti – Kolegji St. Petersburg, Matthew Coates – Përfaqësues i EU STEM Coalition.

Do të mbahet Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve “Marin Barleti”, një moment i veçantë që vlerëson kontributin e shquar akademik dhe shkencor në kuadër të konferencës.

Gjatë dy ditëve të konferencës do të zhvillohen sesione paralele në fusha të ndryshme studimore, me temat përkatëse:

 EduDay Conference

Tema: “Arsimi dhe Inteligjenca Artificiale”

 Justice Conference

Tema: “Roli i Shtetit të së Drejtës në Epokën Dixhitale dhe Ndikimi i Teknologjisë në Zhvillimin Ekonomik”

 Economics Conference

Tema: “Formësimi i Transformimit Ekonomik përmes Inovacionit dhe Teknologjive Digjitale”

 DiGiDay Conference

Tema: “Nga Sistemet Inteligjente drejt Shoqërive Inteligjente: Roli i Teknologjive të Reja”

MathDay Conference

Tema: “Matematika dhe STEM”

 SocialScience Conference

Tema: “Efektet e Transformimeve Politike, Ekonomike dhe Shoqërore në Dinamikën e Shoqërisë Ndërkombëtare”

Universiteti Publik “Kadri Zeka” fton të gjithë të interesuarit, studiues, akademikë, profesionistë, studentë  dhe të tjerë,  që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.