Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, sipas së cilës UP do të ndohmojë UKZ-në në fushat akademike dhe shkencore, përmes Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie.
Përmes qendrës do të sigurohet avancim i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm në mësimëdhënie, në shërbime inovative për të promovuar kulturën e përsosmërisë në mësimëdhënie.
Po ashtu në bazë të marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Rektori i UP-së Prof. Dr. Naser Sahiti, do të krijohen mundësi e trajnimit të personelit akademik të UKZ-së në Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan