Për të forcuar marrëdhëniet bashkëpunuese midis Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Kolegjit Universum, të dy institucionet kanë lidhur memorandum mirëkuptimi. Memorandumi në fjalë, nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe president i Kolegjit Universum Mr. Alejtin Berisha ka ka të beje me Bashkëpunimin Akademik që është në dobi të institucioneve që ata drejtojnë dhe studentëve.
Qëllimi i bashkëpunimit është këmbimi i studentëve dhe stafit akademik, organizimet e përbashkëta në kërkime shkencore, shkëmbim kulturor, mentorim të përbashkët, zhvillim të projekteve dhe mënyrave të tjera të bashkëpunimit, në mënyrë që të promovohet kapaciteti i palëve në arsim, kërkim shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Po ashtu është paraparë pjesëmarrja në programe arsimore transnacionale të projekteve të përbashkëta të BE -së, të tilla si Erasmus+, Jean Monnet dhe projekte kërkimore shkencore, siç është Horizonti 2020.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan