UKZ dhe University of Justice nga Polonia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

27 Mars, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me University of Justice nga Polonia.

University of Justice është një Universitet relativisht i ri, i cili operon në fushën e sigurisë dhe të aftësimit të personelit në detyra të sigurisë publike, në gusht 2022, për shkak të vlerësimit të aktiviteteve shkencore për vitet 2019-2021, i cili u krye nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Komisionin e Vlerësimit të Shkencës, Universiteti mori kategorinë shkencore A në dy disiplina.

Në vitin 2021, universiteti zgjeroi fushën e aktiviteteve të tij për të përfshirë, përveç edukimit të oficerëve të Shërbimeve të ndryshme të sigurisë gjithashtu edhe edukimin e stafit të ardhshëm të agjencive të drejtësisë dhe shërbimeve të tjera që kryejnë detyra të sigurisë publike.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” po zgjeron fushën e veprimit me marrëveshjet e reja edhe në disiplina të tjera të cilat janë mundësi të reja si për studentët ashtu edhe për institucionin në përgjithësi.