Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Universitetin Jana Długosza w Częstochowie të Polonisë. Marrëveshjet u nënshkruan nga Prof. Dr hab. Janusz Kapuśniak rektor i Universitetit Jana Długosza w Częstochowie si dhe Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Poloni.
Njëra nga marrëveshjet përfshin bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy universiteteve, ndërsa tjetra mbulon programin e mobilitetit Erasmus+ KA171.
Gjatë qëndrimit në Universitetin Jana Długosza w Częstochowie, u diskutua për mundësitë e shumta për bashkëpunim akademik dhe shkencor, me theks të veçantë në krijimin e programeve të përbashkëta të doktoratës dhe diplomave të dyfishta. Gjithashtu, u ra dakord për mundësinë që stafi i UKZ-së të ligjërojë deri në 60 orë në Universitetin Jana Długosza. Të dyja palët diskutuan për organizimin e shkollave verore, konferencave të përbashkëta, dhe për projekte të tjera akademike, si dhe për mobilitetin e stafit dhe studentëve.
Një delegacion nga Universiteti polak pritet së shpejti të vizitojë UKZ-në, për të detajuar më tej hapat e bashkëpunimit.
Marrëveshje mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit Jana Długosza w Częstochowie, paraqet një hap të rëndësishëm për zhvillimin akademik të UKZ-së dhe ofron mundësi të reja për stafin dhe studentët.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan