UKZ DHE SAMK NENSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

20 Maj, 2021

Pas disa takimeve të mbajtura online mes stafit të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, menaxhmentit, stafit akademik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe menaxhmentit dhe stafit akademik të SAMK- Satakunta University of Applied Sciences në Suedi, sot u realizua nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy Universiteteve nga Rektorët Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Prof. Jari Multisilta

Kjo Marrëveshje përcakton në mënyrë të përgjithshme fushat e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe SAMK- Satakunta University of Applied Sciences në Suedi siç janë: shkëmbimi i studentëve; stafit akademik; aktivitetit hulumtues shkencor, aplikimin në projekte të përbashkëta si dhe programe të përbashkëta studimi.

Zyrat e bashkëpunimit ndërkombëtar të dy Universiteteve, do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për realizimin e të gjitha aktiviteteve që dalin nga kjo Marrëveshje.