Është mbajtur trajnimi online i stafit dhe studentëve të Fakultetit Juridik lidhur me konceptin dhe rregullat themelore të Klinikave Ligjore, me trajnues nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit.
Trajnimi rreth projektit “Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing The Employability of Law Students Through Practical Education / ENEMLOS” ka zgjatur tre ditë.
Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.
Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, derisa koordinator është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan