Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Komuna e Vitisë kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.
Nënshkruesit e marrëveshjes, Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi dhe Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, kanë thënë se të dy institucionet që ata drejtojnë, me nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, do të kenë qëllim të përbashkët- përkrahjen e studentëve gjatë studimeve dhe identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit ekonomik të dy institucioneve.
Bashkëpunimi ndërmjet dy Institucioneve do të përfshijë, mundësimin e mbajtjes së punës praktike për studentët e UKZ-së, nëpër drejtoritë komunale të Komunës së Vitisë, përkrahjen e studentëve të Komunës së Vitisë me bursa studentore komunale, zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore-shkencore, dhe projekteve të tjera të cilat janë me interes të të dy institucioneve, organizimin e përbashkët të konferencave, trajnimeve, seminareve, ngjarjeve kulturore dhe bashkëpunimeve të tjera profesionale, etj.
Paraprakisht Rektori Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, gjatë qëndrimit në Komunën e Vitisë, ku janë pritur nga Kryetari Sokol Haliti dhe drejtuesit tjerë komunal, e ka uruar kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij si kryetar komune, derisa e ka njoftuar rreth zhvillimit dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe aspektet e tjera.
Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, e ka falënderuar rektorin Bajram Kosumi për urimin dhe njëherësh e ka thënë se si komunë do ta përkrahim gjithmonë Universitetint “Kadri Zeka” në Gjilan.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan