UKZ DHE KOMUNA E GJILANIT NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

27 Janar, 2022

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi  me bashkëpunëtorët e tij, kane qëndruar në një vizitë zyrtare në Komunën e Gjilanit. Ata janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës z. Alban Hyseni dhe stafi i tij.

Me këtë rast  Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Të dy drejtuesit e dy Institucioneve u zotuam se, secila palë do t’i marrë përsipër përgjegjësitë e veta të cilat do t’i zbatojnë me qëllim të realizimit sa më të mirë dhe sa më efikas të marrëveshjes.

Rektori dhe Kryetari thanë se bashkëpunimi Universitet-Komunë është një parakusht për sigurimin e suksesshëm të arsimit dhe aftësimit cilësor, për një qytet inovativ e universitet sipërmarrës.