Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Shkup, respektivisht në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve atje.
Gjatë kësaj vizite Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Skender Asani, Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë.
Kjo marrëveshje hap mundësinë për veprimtari të përbashkëta mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Institutit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, me seli në Shkup, për botime të përbashkëta, promovime librash, pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta shkencore e të ngjashme, si në: forume, tribuna, tryeza, simpoziume, sesione shkencore për çështje të ndryshme të kulturës, artit, shkencës, organizime të konferencave të përbashkëta, etj..
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan