UKZ DHE ICK NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHËKPUNIMI

26 Maj, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë, kanë  nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Prof. Dr. Bajram Kosumi, Rektor i UKZ-së dhe Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv Innovation Centre Kosovo (ICK), kanë vlerësuar mjaftë të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin në mes të ICK dhe Fakultetit Ekonomik (FE) dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FShK) të UKZ , duke synuar zhvillimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.

Marrëveshja synon ofrimin e ndihmës për studentët e fakultetit në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe aftësimit profesional në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Marrëveshja po ashtu ka për qëllim ofrimin e ndihmës akademike, logjistike dhe profesionale nga ana e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në programin e inkubimit, trajnimit dhe ngjarjeve në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe zotimi i përbashkët për pjesëmarrje/aplikim në thirrjet e hapura vendore dhe ndërkombëtare, në fushën e shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Hulumtim & Zhvillim, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës; hulumtime shkencore dhe zhvillim, etj.

Para nënshkrimit të marrëveshjes mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Innovation Centre Kosovo, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të UKZ-së, rreth ndërmarrësisë, teknologjisë dhe inovacionit.