Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar në një vizitë përfaqësues nga HERAS Plus, Nehat Dervishi dhe Blerim Saqipi. Ata janë takuar me Udhëheqësit e Fakulteteve të Universitetit, Sadik Haxhiu, Dekan i Fakultetit Juridik, Artan Dërmaku Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Shefket Jakupi pordekan i Fakultetit Ekonomik dhe Ekrem Halimi u.d. prodekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative me të cilët kanë biseduar rreth mbështetjes së zhvillimit të një studimi të ri mbi përkatësinë e studimit ekzistues nga pikëpamja e tregut të punës.
Në këtë takim është diskutuar konkretisht për metodologjinë duke përfshirë fushën dhe llojin e të dhënave që do të mblidhen dhe analizohen për të cilat HERAS Plus do të ofrojë mbështetjen e nevojshme të ekspertëve.
Studimi pritet të mbështesë universitetin në kërkimin e tij për të përputhur më tej programet ekzistuese të studimit me nevojat e tregut.
Ky është një projekt nga HERAS Plus që financohet nga Austrian Development Agency dhe bashkë financohet nga MESTI dhe zbatohet nga TAG, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan