HERAS Plus mbështeti takimet e grupit punues (WG) për zhvillimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e ‘Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie’ respektivisht për Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
Gjatë takimit, përfaqësues të HERAS ofruan një pasqyrë analitike të kuadrit rregullator të brendshëm referuar opsioneve të mundshme për themelimin e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie. Për më tepër, eksperti i projektit ofroi një draft paraprak të rregullores që i përshtatet nevojave dhe kuadrit ligjor të çdo Universiteti përkatës. Projekt-rregullorja paraprake e prezantuar pranë WG-ve përbën bazat për një konsultim dhe vendimmarrje të mëtejshme brenda WG-ve. Projekti do të vazhdojë të mbështesë grupet punuese nga UKZ në procesin e finalizimit ing draft Rregulloren.
Mbështetja që po i ofrohet UKZ-së në procesin e themelimit të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie është në përputhje me rekomandimet që dolën nga Vlerësimet Bazeline (BA) që janë realizuar nga projekti. Më tej në të njëjtin kontekst, gjatë vitit të kaluar, ekspertët e HERAS Plus u angazhuan veçmas me udhëheqjen e Universitetit përkatës, sekretarët gjeneralët dhe anëtarët e grupit të caktuar të punës, në ndërmarrjen e një pasqyre të kornizës së përgjithshme ligjore nga Universiteti për të diagnostifikuar çështjet më të rëndësishme dhe dhënia e rekomandimeve se si duhet trajtuar ato çështje.
HERAS Plus financohet nga Austrian Development Agency dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe zbatohet nga @TAG, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan