Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe GIZ- it, synohet promovimi i shërbimeve të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK). Për këtë Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, Minire Rexhepi nga zyra për Komunikim me Publikun, Arlinda Selmani zyrtare për zhvillim të Karrierës dhe Alumni, Vjosa Baftiu zyrtare për Akreditim në UKZ, kanë pritur në një takim ekspertin e angazhuar nga GIZ-i, Safet Gërxhaliu.
Safet Gërxhaliu gjatë vizitës në UKZ u njoftua nga Sekretari Vaxhid Sadriu për aktivitetet e universitetit, respektivisht në Zhvillimin e Karrierës, sfidat dhe të arriturat në raport me shërbimet që ofrohen për studentë.
Në emër të GIZ eksperti Gerxhaliu premtoi mbështetje të plotë duke pasur si synim intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit mes UKZ-së dhe biznesit.
Promovimi i shërbimeve të punësimit u vlerësua me rëndësi nga përfaqësuesit e UKZ-së dhe GIZ, ku në këtë kontekst, u potencua nevoja për avancimin e dialogut me agjencitë, bizneset, si dhe institucionet e punësimit.
Në kuadër të angazhimit për efikasitetin e shërbimeve për studentë, përveç avancimit të dialogut me agjencitë e punësimit, UKZ dhe GIZ-i do të fokusohen në trajnimin e zyrtarëve të karrierës, trajnimin e trajnerëve që vlerësojnë performancën e punës praktike nëpër biznese dhe ndihmën në krijimin e kushteve më të mira sa i përket zhvillimit të karrierës etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan