Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Bajram Kosumi dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal – Lindje, përfaqësuar Valbona Tahiri, Drejtoreshë Ekzekutive e AZhR-Lindje, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal-Lindje, siguron programe të përbashkëta bashkëpunimi në hulumtim, zhvillim dhe implementim të programeve specifike për rajonin Lindje, si dhe aktiviteteve të tjera me interes të përbashkët.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit është, përcaktirni i fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve të sipërshënuara.
Të dyja këto institucione do të kenë qëllim të përbashkët identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit ekonomik-Lindje të Kosovës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan