UKZ dhe ATRC nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

25 Janar, 2022

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Trajnime dhe Burime për Avokati (ATRC) z.Kushtrim Kaloshi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja në fjalë ka për qëllim që studentët e UKZ-së, respektivisht studentët e Fakultetit Juridik, përmes Qendrës për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC)  të mbajnë praktika një ditore në Gjykatë për të parë nga afër procesin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

ATRC është nënkontraktor me USAID-in, në një program pesëvjeçar, që synon të fuqizojë sistemin e drejtësisë në Kosovë, për të përmirësuar kapacitetin institucional, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke ofruar besim më të madh ne public karshi sistemi te drejtësisë dhe sundimit te ligjit.