Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe “Albimi LTD” përfaqësuar nga pronari z. Ibrahim Krivaqa, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve të bashkëpunimit ndërmjet palëve, mbi aftësimin praktik dhe punësimit të studentëve aktual dhe atyre të diplomuar në UKZ, nga ana e Albimi-t.
UKZ, pas hapjes së një thirrje publike të bazuar në parimin e transparencës dhe barazisë, do të propozoj një listë të studentëve nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, me notë mesatare më të lartë se 8.0, ndërkaq Albimi do të përzgjedh kandidatët nga lista e propozuar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan