Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan si rezultat i punës së shkëlqyer në kuadër të projektit E-VIVA, ka pranuar pajisje të IT-së, në vlerë prej afër 17000 Euro, projekt ky i financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Këto paisje do të shërbejnë për metodat e reja të të mësuarit, me qëllim të ngritjes së kompetencave dhe njohurive për edukim sa më cilësor.
Ndryshe koordinator i projekti në fjalë është Universiteti Evropian i Tiranës, ku partnerë pos Universitetit tonë, janë edhe 15 institucione të tjera arsimore, që ka një kohëzgjatje prej tre vjetësh.
Partneriteti përbëhet nga universitete nga BE dhe Ballkani Perëndimor si: Unternehmensberatung GmbH (Austria), Blended learning institutions’ cooperative / blinc eG (Germany), Universiteti i Duisburg Essen / UDE (Gjermani), Universiteti Nova de Lisboa (Portugali), Universiteti i Malit të Zi, Universiteti i Donja Gorica, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Ss. Universiteti i Kirilit dhe Metodit, Universiteti Nënë Tereza, Universiteti i Sarajevës, Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë në Sarajevë (SSST), Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Kolegji Universum, Universiteti i Nishit dhe Universiteti i Novi Sadit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan