Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është pranuar anëtar i Rrjeti Europian për Integritetin Akademik
Bordi i Rrjeti Europian për Integritetin Akademik (ENAI) ka pranuar Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan anëtar zyrtar i ENAI.
Ky rrjet promovon integritetin në akademi, përmes ndarjes së praktikave dhe përvojave më të mira, zhvillimit të materialeve dhe bashkëpunimit në adresimin e çështjeve etike në akademi.
UKZ vlerëson që anëtarësimi në këtë rrjet është shumë i rëndësishëm për të mësuar praktikat më të mira të integritetit akademik nga universitetet europiane, anëtare të këtij rrjeti.
ENAI mbështetet nga projekti ERASMUS+, program i Bashkimit Evropian.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan