Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht zyrtarët për karrierë dhe alumni së bashku me GIZ kanë filluar të organizojnë cikël të trajnimeve. Të mërkurën është mbajtur trajnimi i parë me studentët alumni dhe ata të vitit të fundit të studimeve, ku kësaj radhe temë e trajnimit ka qenë „Job Placement Training”. Gjatë këtij trajnimi janë prezantuar elementet e „Si të shkruhet një CV; Letër Motivimi; Përgatitja për Intervista pune; si dhe Informacione për aplikim për Bursa Universitare“.
Trajnimi është mbajtur online për shkak të masave mbrojtëse nga Covid-19.
Organizimi i këtyre trajnimeve ka të bëjë me ngritjen profesionale të studentëve.
Përveç trajnimeve, planifikohet që në bashkëpunim me ndërmarrje dhe organizata të ndryshme të rritet mundësia për punë praktike për studentë, si dhe organizimi i Panairit të Punës dhe Karrierës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan