UKZ anëtare e EU STEM Coalition

21 Dhjetor, 2023

Nga muaji Nëntor 2023, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është anëtar i Koalicionit EU STEM. Koalicioni Europian për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (EU STEM Coalition).

EU STEM Coalition i themeluar nga Programi i Bashkimit Evropian ERASMUS+, është organizatë e Bashkimit Evropian e cila synon promovimin dhe zhvillimin e fushave nga STEM në arsimin e lartë dhe arsimin profesional në Evropë. (për më tepër shih në: https://www.stemcoalition.eu/members).

Në takimin e STEM Taskforcës së Ballkanit Perëndimor  e cila u mbajt më 29-31 Tetor 2023 në Dubrovnik, së bashku me përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria, ishte i ftuar edhe Dekani i Fakultetit  të Shkencave Aplikative dr. prof. Xhevdet Thaqi. Në këtë takim u shqyrtua mundësia e krijimit të rrjetës së institucioneve ballkanike të cilat promovojnë dhe ndihmojnë zhvillimin e fushave STEM, përmirësimi i bashkëpunimit të STEM platformave nga Ballkani Perëndimor me Komisionin Evropian, si dhe u përgatit propozimi drejtuar Agjencisë Europiane Erasmus+ për përkrahjen edhe më të madhe në zhvillimin e fushave nga STEM.

Pas këtij takimi, Fakulteti i Shkencave Aplikative të UKZ, së bashku me Universitetin e Mostarit (SUM), dhe STEM Albania, janë pranuar anëtare të plota në këtë organizatë në të cilën marrin pjesë Universitete dhe institucione të rëndësishme evropiane (për  më shumë shih në New Members:

https://us13.campaign-archive.com/?e=__test_email__&u=dc81f0b83a29f2200d0741a6b&id=9da5acfb8e).

Urojmë që kontributi i UKZ do të jetë i vlerësuar nga EU STEM, nga studentët dhe hisedarët tjerë të UKZ!