Udhëheqësit e Universitetit “Kadri Zeka” po qëndrojnë në Cyrih dhe Zug të Zvicrës

2 Dhjetor, 2016

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe me Zyrtaren për Marrëdhënie Ndërkombëtare Luljete Berisha, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Cyrih dhe Zug të Zvicrës, ku kanë pasur takime të shumta me drejtues të dy Universiteteve atje.

Gjatë vizitës në Universitetin e Cyrihut ata janë takuar me udhëheqësen e Zyres për Marrëdhënije Ndërkombëtare Yasmine Inauen dhe Udhëheqësen e Projekteve Claudia Ruegger. Në këtë takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit të Cyrihut në Zvicër.

Ndërkohë Rektori Bajram Kosumi më bashkëpunëtorë pas vizitës që ka pasr në Universitetin e Zug-ut,  ka thënë se pas takimeve me udhëheqjen e Universitetit nikoqir, kemi arritut të përmbyllim pikat e marrëveshjes dhe bazën mbi të cilën do të bashkëpunohet.

Rektori Bajram Kosmi ka vlerësar gatishmërin e Universitetit të Zug-it për të hyrë në marrëveshje me Universitetin tonë, si dhe ka falënderuar Qendrën Kulturore Shqiptare në Zvicër për ndihmën e ofruar për realizimin e këtij bashkepunimi dhe kësaj vizite, duke thënë se Universiteti ynë gjithmonë do të jetë i hapur për bashkëpunim që i kontribuon ngritjes së cilësisë në mësim dhënie dhe mësim nxënie. Nga ana tjetër Rektorja e Universitetit të Zug-it Brigit Eriksson Hots, ka shfaqr mirëkuptim për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet institucioneve arsimore përkitazi me projektin: “vizita reciproke në institucione, bisedime, njohja e interesave dhe mundësive për partneritet, hartimi i një marrëveshjeje mirëkuptimi dhe hartimi i një kontrate me shkrim për zbatimin e planit të bashkëpunimit”.

Ndryshe, marrëveshja e bashkëpUnimit mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit të Zug-it do të nënshkruhet në muajin janar 2017.

zv

2