U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim të programeve master E- Qeverisja dhe SKIA

24 Prill, 2024

Në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve studimore të  Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sot janë mbajtur takimet me ekspertët ndërkombëtar për riakreditimin e programeve master, Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale dhe E-Qeverisje.

Ekipi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Peeter Normak, Prof. Peter Parycek, znj. Katarina Klimoska dhe zyrtarja nga Agjencia e Kosovës për Akreditim Leona Kovaçi kanë zhvilluar takime të ndara me grupet e organizuara nga UKZ për këtë proces.

Ata fillimisht kanë takuar menaxhmentin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ku programi E-Qeverisja si dhe programi Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale  është i integruar, pastaj kanë pasur takime me përfaqësues të sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ, takim me stafin akademik, takim me studentë të cilët kanë pasqyruar një diversitet në drejtim të fushave të studimit, programit, ciklit të studimit, vitit të studimit, po ashtu është mbajtur takim edhe me drejtuesit/bartësit e programeve të studimit, ndërkohë kanë takuar studentët e diplomuar/Alumi, kanw pasur takim me punëdhënësit e të diplomuarve dhe palët e jashtme të interesit.

Gjithashtu ekipi i ekspertëve ndërkombëtar ka vizituar objektin, sallat, kabinetet dhe laboratorët, ku kanë parë nga afër hapësirat e zhvillimit të  procesi mësimor.

Menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka thanë se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe se në UKZ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit të programeve master, Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale dhe E-Qeverisje, për çka ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces.

shk2
shk3
shk4
shk5
shk6
shk7
shk8
shk9
shk10
shk11
shk12
shk13
shk14
shk15
shk16
shk17
shk18
shk19
shk20
shk21
previous arrow
next arrow