U mbajtën provimet pranuese të konkursit plotësues për studimet themelore në UKZ

20 Shtator, 2024

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mbajtur provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025.

Provimi është mbajtur sot nëpër fakultetet ku vendet në afatin e parë nuk janë plotësuar.

Për të parë nga afër këtë proces,  Prorektorët, Dekanët dhe Profesorët e Njësive Akademike kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Ata janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UKZ-së, derisa u kanë uruar të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues.

Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues, më së voni deri më datë 23.09.2024, në ora 16:00

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 24.09.2024, në ora 16:00.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues, më së voni deri më datë 26.09.2024, deri në orën 16:00