Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt sot, vizita për akreditimin e programit të studimeve “Analizë Ekonomike dhe Politikë Zhvillimore”, MSc, nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).
Gjatë kësaj vizite, ekipi i ekspertëve, i përbërë nga Goran Oblakovic – ekspert, Rainer Harms – ekspert (online), Asnate Kazoka – përfaqësuese e studentëve (online), kurse nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, vizitën e koordinuan Milot Hasangjekaj – Udhëheqës i Divizionit të Pas-Akreditimit në AKA.
Gjatë kësaj vizite, u mbajtën takime me menaxhmentin e universitetit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafin akademik, studentët, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike që bashkëpunojnë me UKZ-në.
Takimet e zhvilluara ishin të ndara në disa sesione, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë përvojat dhe perspektivat e tyre lidhur me programin “Analizë Ekonomike dhe Politikë Zhvillimore”.
Në këtë proces, ekspertët patën mundësinë të njihen nga afër me cilësinë akademike, infrastrukturën universitare dhe ndikimin e programit në tregun e punës. Takimet u karakterizuan nga diskutime të hapura mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të programit.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së cilësisë në arsimin e lartë dhe sigurimit të programeve akademike konkurruese dhe të përshtatshme me nevojat e tregut të punës.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i angazhuar për të ofruar programe akademike cilësore, të orientuara drejt zhvillimit profesional të studentëve dhe përputhshmërisë me kërkesat e tregut të punës. Përmes proceseve të rregullta të akreditimit dhe përmirësimeve të vazhdueshme, UKZ synon të rrisë standardet akademike dhe të krijojë mundësi të reja për studentët e saj.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan